Daily Love Story - Enxhell kerkon ndjese publikisht, Drita dhe Kejda flasin pas eliminimit!

3 Просмотры
Издатель
#LoveStory formati më i ri reality dating show në #TvKlan

Java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, solli emocione të shumta dhe surpriza, teksa tre konkurrente të reja u bënë pjesë e garës dhe tre të tjera u larguan.
Dy të eliminuarat ishin Kejda dhe Drita, ndërkohë që Albana vendosi të largohej me dëshirë pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe motrës së saj binjake, Silvanës.
Vajzat e tjera kanë folur për emocionet para se të ngjiteshin në skenë, si edhe për konkurrentet e reja.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Xhesi është shprehur se Valentina, Generda dhe Redona i duken pozitive, gjë që është shumë me rëndësi.
“Konkurrenca ka qenë që në fillim por po shtohet. I kam njohur shumë pak të treja. Më duken shumë pozitive dhe si fillim kjo ka shumë rëndësi duke marrë parasysh disa gjëra të kohëve të fundit. Për më tepër duhet t’i njohim. Duhet t’i pëlqejnë Saimirit, jo mua”, ka thënë Xhesi
Vivien është shprehur se ka qenë kurioze për vajzat e reja dhe madje i ka komplimentuar ato.
“Unë isha shumë kurioze. Me thënë të drejtën kush vjen tani në javën e pestë duhet të kesh një karakter shumë të fortë. Të treja janë shumë të mira. Valentina kishte një super trup. Genarda duket pak më e pjekur. Redona është shumë e këndshme, e qeshur”, ka thënë Vivien.
Ndërkohë ajo ka theksuar se është e mërzitur me Saimirin dhe kërkon edhe një përgjigje prej tij
Enxhëll u ka uruar suksese Generdës, Valentinës dhe Redonës, teksa shprehet se duken vajza të sjellshme.
“U uroj shumë sukese dhe good luck. Nuk mund ta zgjedh një vajzë se nuk është se kemi komunikuar shumë me njëra-tjetrën për të kuptuar. Në pamje të parë duken shumë vajza të sjellshem, simpatike, të lezetshmë”, ka thënë Enxhëll.
Më tej ajo ka përmendur edhe debatin e javës së kaluar, për të cilin ishte qortuar edhe nga i ati.
Albana ka folur pas spektaklit, teksa është shprehur se e mbajti fjalën e dhënë.
“Më në fund më hoqët qafe. Mua ma ka treguar Silvana që në momentin që e ka bërë takimin. Isha e vetëdijshme. Vendimi është marrë që në momentin që është bërë takimi. Por doja ta thoja live sepse ishte e drejtë ta thonim live. Unë fjalën që dhashë e zbatova”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, Silvana ka komentuar puthjen e saj me Saimirin, duke theksuar se nuk ishte thjesht diçka fizike.
Kejda u shpreh se ishte konfuze dhe se mund të eliminohej.
“Emocione jo, por jam pak konfuze. Mund të eliminohem edhe unë”, tha ajo.
Ndërkohë, pas eliminimit Kejda theksoi se ajo që e penalizoi ishte indiferentizmi dhe se Saimirit i pëlqejnë vajzat që i afrohen shumë.
Më tej ajo ka theksuar se 33-vjeçari nuk i duket person i sinqertë.
Drita e parandjeu eliminim, teksa u shpreh se mendonte se ishte ajo që do të eliminohej. Ajo gjithashtu tha se përveç vetes mendon se do të eliminohej edhe Kejda.
“S’kam pasur kontakte me Saimirin, s’kam qenë në takim. U bë një muaj kështu që ndoshta dhe iki. Nuk e di pse mendoj Kejda. Më duket sikur nuk përshtatet shumë me Saimirin”, u shpreh Drita para eliminimit.
Ndërkohë, pas ceremonisë së trëndafilave ajo nënkuptoi që Saimiri do të bëhet pishman që nuk arriti ta njihte si person.



SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Категория
Для всей семьи
Комментариев нет.